Sami Lushtaku i drejtohet Kadri Veslit: S’ka bir nane që më largon nga PDK-ja


Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë  nuk mund ta largojë askush nga partia. Duke iu përgjigjur një iniciative të Veselit për t’i larguar nga postet zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuza, Lushtaku është kategorik. Ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atij i mbushet mendja vet për t’u larguar.

Këto deklarata Sami Lushtaku i ka bërë në një përgjigje dhënë Express, i pyetur se a do të konsiderojë largimin nga PDK’ja, pas vendimit të fundit të kreut të PDK’së, Kadri Veselit, për të larguar nga partia dhe institucionet e Kosovës të gjithë zyrtarët e PDK’së të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Ai bindshëm thotë se nga Partia Demokratike e Kosovës s’mund ta largojë askush.
“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, ka thënë Sami Lushtaku në një përgjigje.

Sa i përket aktakuzës që është ngritur ndaj tij,  rreth rastit të ikjes nga QKUK-ja, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, Lushtaku thotë se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë vepër që ka të bëjë me korrupsion dhe se është një aktakuzë e shpifur e misionit të EULEX-it.

Baby Boo