“Sallat e dasmave nuk do të funksionojnë deri me vaksinimin e 60% të popullsisë”


Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime.

Sipas OHT, sektori i dasmave do të jetë pezull, ndërsa do të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm.
Sa i përket sallave të mbyllura, sipas OHT akoma nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur mund të fillojnë, mirëpo sipas tyre, me gjasë mbetet të hapen kur të ndodh 60 përqind vaksinimi i popullsisë.

“Nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00! Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”, thuhet në njoftim.

Baby Boo