Saliu: Bujar Osmani nuk mund t’i mbrojë interesat e shtetit sepse ka hipoteka


Portali Zoom.mk duke cituar burime brenda qeverisë, ka njoftuar se një prezantuese e lajmeve është propozuar për konsul gjeneral të Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të SHBA-ve. Menjeherë pas këtij lajmi ka reaguar gazetari i njohur, Furkan Saliu i cili në një status në Facebook ka shkruar se Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, “nuk mund t’i mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”.

“Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, thirr mbledhje urgjente që kërkon të jetë e mbyllur, e që i bie se ministrat dhe zëvendësministrat që nuk kanë certifikatë sigurie nuk mund të marrin pjesë.

Në mënyrë tinëzare propozon emra për konsuj të cilët kalojnë menjëherë.
Zëdhënësi i Qeverisë mohon se ka një vendim të tillë, që është normale, sepse nuk ka qasje në mbledhje të mbyllura të Qeverisë.
Pse për emërimin e konsujve duhet të mbledhje e mbyllur?

Maqedonasit kishin dilema se Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, nuk mund ti mbrojë interesat e shtetit për shkak se është shqiptar, unë them se ai nuk mund ti mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”, shkruan gazetari Furkan Saliu.

Baby Boo