Salihu: Edhe zogjtë në çati e dinë që Danela Arsovska luan për koalicionin partiak VMRO-Aleanca dhe Alternativa


Në opinionin e tij për gazetën ditore “Sloboden Peçat” me titull “Konkursi për Shkupin”, Valon Salihu pyet pse VMRO-DPMNE-Aleanca dhe Alternativa fshihen pas një kandidati “TË PAVARUR”:

“Arsyeja e parë është që të manipulohen banorët e Shkupit – ashtu siç i manipuloi Mickoski kur hyri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017 (si bartës i listës), kështu që në vend që të angazhohej, ai dha dorëheqje… Tani opozita ka krijuar alibin e radhës për humbjen që i pret në Shkup. Nëse VMRO-DPMNE nuk ka një kandidat partiak për kryetar në terren, teorikisht as që mund të humbasë. Praktikisht, tani për Mickoskin do të qëllojë një tandem i përbërë prej dy makroekonomistëve të cilët pretendojnë se janë menaxherë të suksesshëm-golashënues (ashtu si Mickoski në vitin 2017) edhe pse deri më tani ata nuk kanë treguar ndonjë interes të veçantë për zgjidhjen e problemeve sa i përket fushës së gjelbër të Shkupit.”

Sipas Salihut, arsyeja e dytë pse koalicioni më i madh i partisë opozitare tani fshihet pas një “kandidati të pavarur” është përpjekja për të manipuluar votat shqiptare por edhe opozitën shqiptare. Kam përshtypjen se tek shqiptarët ende janë të freskëta pamjet e pro*testave shoviniste ku brohoritej kundër “dygjuhësisë”, kundër “Platformës së Tiranës”, kundër “federalizimit dhe kantonizimit” – pr*otesta nga të cilat VMRO -DPMNE ende nuk është distancuar dhe as nuk i njeh ato si të sajat. Kjo është arsyeja pse kandidatja e VMRO-DPMNE-së që u shpall fillimisht, në mënyrë të paqartë u transformua në “e pavarur”, në mënyrë që ajo të mund të përkrahet më pa dhimbje nga partitë opozitare shqiptare.”

Salihu mendon se kjo qasje e pandershme dhe e pahijshme është nënvlerësuese për banorët e Shkupit, veçanërisht për shqiptarët: “Truket e tilla tek shqiptarët thjesht nuk kalojnë. Sidomos kur” kandidatja e pavarur merr pjesë në një tubim partiak në Butel dhe falënderon vetëm VMRO-DPMNE-në dhe kur godet penalltinë, por si lojtare partiake në komunë të Kisela Vodës, jep deklarata nacionaliste se “be*teja për Maqedoninë” fillon në Shkup.

Salihu përmbyllë opinionin e tij duke thënë se qasja e pasinqertë në komunikimin me banorët e Shkupit thjesht nuk kalon: “Ashtu si loja e pasinqertë e Mickoskit dhe Koce Trajanoskit nuk kaloi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, as tani nuk do të kalojë dhe nuk do të përkrahet jo sinqeriteti i “kandidates së pavarur.” I kotë është aktrimi i se kinse Danella është kandidate “jopartiake” dhe “joapolitike”, kur edhe zogjtë nëpër çati e dinë që ajo luan dhe punon për koalicionin partiak mes VMRO-DPMNE-së, Aleancës dhe Alternativës.

Baby Boo