Sali takon krerët e bashkësive fetare, bashkë bëjnë apel për vaksinim sa më masiv


Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali takoi sot krerët e bashkësive fetare në vend, me çrrastë bashkë biseduan për gjendjen aktuale me Kovid-19. Sali dhe krerët e bashkësive Fetare, kanë konstatuar se mënyra më e mirë për tu përballur me pandeminë është vaksinimi i popullatës.

“Jemi mbledhur sot në këtë vatër shpirtërore, aty ku para 112 vjetëve u pagëzua Gonxhe
Bojaxhiu- Nëna Terezë, për të dhënë po ashtu një mesazh që e afirmon jetën. Unë jam i nderuar që në prani të bashkësive religjioze të vendit tonë, këtyre njerëzve që gëzojnë kaq shumë respekt e dashuri të japim mesazhin se mundësia e vetme, më e mirë dhe e dëshmuar si e drejtë për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19 është pikërisht vaksinimi”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo