Sali konfirmoi se ka kompletuar ekipin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse


Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do ta mbajë mbledhjen e parë me përbërjen e re, shkruan Alsat.

Ministri i Shëndetësisë Sali nuk tregoi se sa anëtarë do të jenë pjesë e këtij komisioni por shtoi se shumica e ekspertëve i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

“Nuk ka protokoll apo mënyrë për të ju drejtuar dikujt për ta ftuar që të përballemi bashkërisht kundër një pandemie. Kemi përgjigje pozitive nga shumë ekspertë dhe së shpejti, gjatë ditës së nesërme do ta kemi takimin e parë me përbërjen e re. Nuk ka rëndësi numri, por përbërja dhe kualiteti I kuadrove të cilët janë ftuar. Nuk është periudha për diskutime , lutje apo mënyra tjera të ftesave. Tani është periudha e përvjeljes së mëngëve dhe të përballemi me pandeminë”, ka thënë Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

YouTube video
Lidhur me gjendjen epidemiologjike Sali tha se për momentin nuk parashihen masa të reja shtrënguese, ndërkaq shtoi se nuk parashihet as heqja e certifikatave të vaksinimit si kusht për frekuentimin e kafeneve dhe restoranteve.

“Tani për tani vlejnë të gjitha masat të cilat janë paracaktuar në periudhën e shkuar. Në bazë të gjendjes epidemiologjike që kemi tani, nuk mendojmë që ti heqim certifikatat e vaksinimit si dëshmi për të hyrë nëpër kafene e restorante meqë ende jemi në kulmin e valës së katër dhe përqindja e të vaksinuarve nuk ka arritur nivelin e nevojshëm”, u shpreh Sali.

Dhjetë ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. Për momentin numri i rasteve është 13.628./ Alsat.mk

Baby Boo