SALI BERISHA: DISA PERSONA KANË NË DORË VIDEON E VANGJUSH DAKOS ME OLSI RAMËN


Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një dekalaratë të fortë, në të cilën implikohet dhe vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Berisha ka treguar se shkarkimi i Fatmir Xhafës erdhi pasi u përpoq të arrestonte Vangjush Dakon, ndërsa sipas tij, ky i fundit shfaqet dhe në një video me Olsi Ramën.

“Për Gjushin përveç asaj që flitet thuhet se ekziston një video bashkë me Olsin. Kjo video është në dorën e disa personave të cilët nuk e di nëse do ta publikojnë, por që ekziston”, ka thënë Sali Berisha.

Ndërsa duke komentuar largimin e Ministrit të Brendshëm ish-kryeministri u shpreh “Janë tre akuza që janë lëshuar mbi Xhafën, asnjëra nga unë. Për mua Xhafa iku për shkak të Gjushit pasi ai tentoi të arrestojë Gjushin. Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin shumë rivalizuese. Xhafaj u përpoq që të fokusohej tek Gjushi.”

Baby Boo