Sakrifica e një nëne – Lejon rritjen e kancerit në fytyrën e saj derisa të sjellë në jetë fëmijën e parë


Një 32 vjeçare ka lejuar e vonuar qëllimisht kancerin që po rritej në lëkurën e fytyrës së saj, me shpresën e vetme që të sjellë në jetë djalin e saj, kjo pasi operimi me siguri do t’i kushtonte shëndetin foshnjes.
Rejçëll zbuloi se kishte nevojë për një operim urgjent në fytyrë, pas diagnostifikimit se një “shenjë” që ajo kishte në ballë, në fakt ishte kancer lëkure. Shenja nisi të zmadhohet ndjeshëm në fytyrën e nënës, por ajo nuk shkoi të ndjekë vizitat apo të hyjë në operim, me frikën se një ndërhyrje do t’i rre*zikonte djalin.

“Mendoja se ishte një shenjë që e kisha gjatë lindjes. Nuk shkova ta kontrolloj ndonjëherë dhe shenja asnjëherë nuk u zmadhua. Por kur mbeta shtatzënë, nisa të vë re diferencën, shenja po rritej. Bëra testimet e rezuloi se ishte kancer i lëkurës. E dija se mund të zmadhohej, por si mund të operohesha, nuk doja t’i shkaktoja probleme djalit”, tregoi 32 vjeçarja.
Por pavarësisht rre*zikut, gruaja priti të sjellë në jetë të birin. 4 muaj pas lindjes, ajo shkoi në spital dhe u detyrua të heqë një pjesë të madhe të lëkurës në fytyrën e saj.

Baby Boo