Saimir Kasemi jashtë ‘Love Story’, tregon për marrëdhënien e tij me Merin


Me mbylljen e ‘perdes’ së spektaklit Love Story kurioziteti i publikut për të mësuar se si po vijon jeta e protagonistëve Saimir-Meri është i madh. Nëpërmjet rubrikës ‘Ask’ në rrjetin social instagram në llogarinë e ‘Revista Bordo’, u morën pyetjet e ndjekësve për Saimirin.
Si është një ditë e jotja tani pas përfundimit të Love Story?
Jam kthyer në Gjermani në rutinën time por me thënë të drejtën më mungon Love Story.

Si kanë qenë reagimet e familjes në lidhje me pjesëmarrjen në LS?
Edhe pse familja më mbështeti në rrugëtimin që mora përsipër janë shumë të lumtur që u ktheva sepse kisha lënë një boshllëk të madh.
Të kanë krit*ikuar? Nëse po cili prej tyre dhe për çfarë?
Krit*ikuesja më e madhe është motra ime sepse unë jam heroi i saj dhe ajo do qe të dalë gjithmonë perfekt dhe sa më mirë.

Nëse do kthehej koha pas cilat janë veprimet që nuk do të bëje në spektakël?
Nuk pendohem për asgjë që kam bërë dhe as një vendim që kam marrë, por ndoshta nuk do kisha puthur disa vajza që kur e mendoj mbrapa s’e kanë merituar.
Me cilat nga vajzat e kastit mban miqësi?
Nuk është se kemi shumë komunikim por me Xhesin dhe Redonën komunikojmë ndonjëherë në instagram.

Qëndrimi prej më shumë se 4 muajsh në Shqipëri bëri që të njohësh më shumë vajzat shqiptare. Më thuaj disa cilësi të vajzave shqiptare që nuk i ke parë tek ato të huajat?
Vajzat shqiptare janë familjare, të sinqerta, të dashura; por nga ana tjetër janë edhe shumë impulsive.
Si vazhdon marrëdhënia me Merin? Sa herë në ditë komunikoni?
Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua mu desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do përpiqem që të shihemi sa më shpejt.

A është Meri jashtë spektaklit e njëjta me atë që njohe në muajt e Love Story?
Meri është një vajzë e mrekullushme dhe e njëjta si e njoha në Love Story, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh sepse nuk i shkon. (Qesh)
Edhe sa mendoni ta mbani lidhjen në distance?
Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria.

Kur do të jetë udhëtimi tjetër i joti për në Shqipëri?
Për momentin jam i zënë shumë me punë sepse kam munguar 4 muaj por do përpiqem së më shpejt.
Duke qenë se jetoni në të njëjtin qytet me Generdën jeni takuar ndonjëherë?
Nuk jetoj në të njëjtin qytet; unë jetoj në Mannheim ndërsa Generda në Stuttgart, kam shumë respekt për të por nuk shoh arsye për t’u takuar.

A je mendjemadh, se kështu dukesh?
(Qesh) nuk di të them pse është krijuar kjo përshtypje por une jam tip shum i thjeshtë. Por ndoshta për njerëzit që nuk me njohin personalisht dhe vetëm nga fotot ju krijohet kjo përshtypje.

Baby Boo