Safet Mamuti drejtori i përzgjedhur i Aleancës për Shqiptarët, tash emërohet në emër të PDSH-së!


Aleanca për Shqiptarët pa pëlqimin e strukturave e kishte emëruar Safet Mamutin, derisa ishte pjesë e qeverisë drejtor në Këshillin Gjyësor Republikan, porse i njejti nuk kishte ulur në këtë post, shkaku se Aleanca doli prej Qeverisë pas zgjedhjeve lokale, mëson Almakos nga buime të sigurta brenda Aleancës për Shqiptarët.

Person i njejtë pra Safet Mamuti, që ishte përzgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët si drejtor në kohën që ishte në qeverisje, tashmë është emëruar edhe nga PDSH-ja e Menduh Thaçit, që të jetë një nga kryeshefat në Departamentin për sigurimin personal dhe të objekteve vitale në Drejtorinë e 6-të pranë MPB-së. Mamuti para dy ditësh ka marrë vendimin që të udhëheq me këtë detyrë./Almakos

Baby Boo