Sadi Bexheti: Vetëm unë e di se çfarë i duhet Tetovës, zotohem se do t’ia kthej dinjitetin


Kandidati i PDSH-së për të parin e Tetovës, Sadi Bexheti, ka treguar prioritetet të cilat synon t’i realizojë si kryetar i Tetovës. Ai thote se e njeh mirë qytetin e tij dhe se ai është shpresa për zgjidhjen e problemeve.
“S’kam dalë kundër askujt, dhe nuk kam ndërmend t’i bëj dëm askujt. Kam dalë për gytetarët e Tetovës, sepse Tetova meriton më mirë, tetovaret meritojnë më shumë dhe se e mira do të triumfojë mbi të keqen. Ky është një motiv i madh për mua dhe një angazhim në këtë moshë që të ndihmoj qytetin dhe qytetarët”, thotë Bexheti.

Duke adresuar një sërë kritikash për keqmenaxhimin me Komunen e Tetoves, Bexheti tha se me ekipin e tij do të hartojnë e zhvillojnë projekte që do të zgjidhin problemet me te cilat ballafaqohen tetovarët.
“Do të mundohemi t’i bindim dhe do t’i bindim me siguri, BE-në, SHBA-në, Turginë, Shqiperinë, Kosovën dhe gjithë dashamirët tjerë te na ndihmojnë në rimëkëmbjen e Tetovës dhe investimet e tyre të jenë të garantuara. Për t’i financuar këto projekte ekipi im do të angazhohet të maksimizojë fondet nga institucionet ndërkombëtare si dhe te shpërndahen në mënyre të drejtë dhe produktive”, deklaroi me tej Bexheti.

Baby Boo