Sadete Doda-Shota ftohet nga Gjykata Speciale


Ish-ushtarja e UÇK’së, Sadete Doda-Shota, është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë lajm e ka konfirmuar ish-deputetja e PDK’së Ganimete Musliu e cila ka shkruar në Facebook se me datën 26 të këtij muaji, Sadete Doda-Shota do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Postimi i plotë:
Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!.

Baby Boo