Sa u hap kufiri, nga mesnata radhë të gjata në Bllacë


Pas më shumë se 4 muajsh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që t’i hap kufijtë për lëvizje të lirshme për qytetarët.

Në ora 00:00 u hap kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, saktësisht pika kufitare Hani i Elezit, shkruan Indeksonline.

Në fotografitë e siguruara shihet një numër i madh i veturave, me c’rast po shkaktohen kolonat e gjata.

Të gjitha vendkalimet kufitare në shtet plotësisht janë të hapura nga mesnata ashtu që shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh. Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

Baby Boo