Sa shanse ka që Maqedonia të ketë një kryeministër shqiptar? Flet Ali Ahmeti


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në lidhje direkte me Çim Peka, foli ndër të tjera se çfarë do të ndodhë tashmë pas suksesit në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut dhe sa janë shanset për të pasur për herë të parë një kryeministër shqiptar. Ahmeti tregoi ndër të tjera edhe kush e uroi i pari nga liderët shqiptarë.‘Bisedova sot me Sali Berishën dhe më uroi për fitoren. Ndërkohë që Rama më çoi një mesazh me shkrim ne faqen time. Shqipëria nuk ka ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet tona. Ka qenë gjithmonë e paanshme. Partia e parë duhet të dorëzojë te kreu i shtetit 61 mandate. Nëse nuk e bën brenda 20 ditësh, atëherë ajo parti që bën 20 mandate fiton.

Këto janë procese historike, por ka akoma vend për menaxhim të kujdesshëm. Edhe partitë maqedonase po e krijojnë bindjen që ne jemi shtetformues. Nuk e kam zakon të flas para kohe. Në emisionin tuaj ma keni nxjerrë me grep fitoren. Nuk e fitojnë luf*të ato parti që kanë flakë e tym në kokë, por ata që e kanë zemrën z*jarr dhe mendjen akull. Më e mira është që bashkë të jemi në NATO dhe BE. Askush nuk guxon të bëjë diçcka pa shqiptarët’-tha Ali Ahmeti.

Baby Boo