Sa përqind mund të ndikojë stresi tek një abort?


Stresi dyshohet si një nga shkaqet e mundshme të abortit, por provat që e mbështesin këtë teori janë të pakta. 10 apo 20 për qind e shtatzënive të konstatuara, përfundojnë me abort. Zakonisht, shkaku i abortit të hershëm mund të jetë një anomali në kromozomet e fetusit apo një problem tjetër në zhvillimin e embrionit. Aborti i hershëm i përsëritur mund të ndodhë edhe për shkaqet të tjera, si:

-anomali kromozomesh të secilit nga prindërit;

– probleme me mpiksjen e gjakut;

-anomali në mitër apo qafën e mitrës;

-çekuilibrim hormonal;

-pengesa në lidhjen e embrionit pas mitrës.

Nëse jeni e shqetësuar për abortin e hershëm, kushtojini më tepër kujdes vetes dhe foshnjës, si dhe mundohuni të shmangni faktorët e njohur që çojnë në abort, si: pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Marrë nga libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”

Baby Boo