Sa para u vodhën nga marketi “Oaza” në Tetovë? KRONIKA Sa para u vodhën nga marketi “Oaza” në Tetovë?


Të dielën në mbrëmje në orën 22:00 në rrugën “Shtipska” në marketin “Oaza 2″ në pronësi të 49-vjeçarit M.J. nga Shkupi, ka ndodhur një plaçkitje e rëndë nga gjashtë persona të panjohur të cilët kanë qenë me maska në fytyrë, dhe të armatosur me thika, ku njëri nga ata e ka bllokuar derën hyrëse të marketit, ndërsa të tjerët i kanë kërcënuar punëtorët të cilët kanë qenë në detyrë.

Nga e të punësuarës L.A. e kanë marrë të gjithë fitimin ditor dhe pastaj kanë ikur në drejtim të ,”Arabati baba teqe” ndërsa sipas tregimit të pronarit, plaçkitësit në mënyrë joligjore kanë kryer përfitim pronësorë me vlerë prej 175 mijë denarë.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, gjetjen dhe identifikimin e kryerësve të kësaj plaçkitje./Portalb

Baby Boo