“Sa me fat që jam”, Lirim Kastrati befason të dashurën për njëvjetorin e lidhjes së tyre


Janë bërë më shumë se një vit që kur futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka bërë publike lidhjen e tij.
Ai po shijon një romancë dashurie me partneren e tij kroate, me të cilën duket se është njoftuar atje pasi jeton dhe vepron prej vitesh në Kroaci.

Reprezentuesi i Dardanëve së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, përmes të cilit tregon se sot (e shtunë) festojnë njëvjetorin e lidhjes.
Nën përqafimin e modeles së njohur, futbollisti nga Kamenica shtoi: “Një vit, përgjithmonë bashkë”.
Çifti këto ditë kanë qenë shijuar një pushim në ishujt Maldive, që duket të jetë si festim i përvjetorit të parë.

Në anën tjetër, bukuroshja ka ndarë disa postime në Instagram ku zbulon surprizën e bëri nga i dashuri i saj.
“Sa me fat që jam. Faleminderit dashuria ime”, shkroi ajo ku shfaqen një sërë trëndafilash sipër një shtrati.

Baby Boo