Sa i suksesshëm ishte viti 2021 për MPB-në?


Uniformat e reja, zvogëlimi i inkriminimeve, rritje e zbulimit të korrupsionit, rikonstruksioni i plotë i 69 objekteve policore, parandalimi i komunikacionit të paligjshëm të dro*gës në të cilin janë ndërprerë aktivitetet 16 dërgesa ndërkombëtare me mari*huanë dhe kanabis, në sasi të përgjithshme prej rreth 1.600 kilogramë dro*gë janë pjesë e aktiviteteve të MPB-së, për të cilat ministri Oliver Spasovski informoi sot në takimin me gazetarët.

Ai e vlerësoi gjendjen e sigurisë gjatë gjithë vitit 2021 në territorin e vendit si stabile dhe pa ngjarje serioze të sigurisë të regjistruara. Spasovski theksoi se në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, nga rreth 20 mijë vepra penale të regjistruara, janë kryer rreth 12.500 vepra për të cilat penalisht janë paraqitur 15 mijë autorë, me çka është arritur efikasitet i përgjithshëm prej rreth 62 për qind.

Sipas ministrit, policia në vitin e kaluar ka arritur sukses në fushën e parandalimit të tregtisë së paligjshme të armëve, përkatësisht veprat penale të zbuluara janë rritur për 23,4 për qind, ndërsa konfiskimi i armëve, municionit dhe mjeteve piroteknike janë rritur shumëfish.

Spasovski informoi se është nënvizuar edhe zvogëlim të kalimeve të paligjshme në shtetin tonë nga ana e migrantëve për 36,5 për qind, derisa trend rritës nënvizon në kufirn greko-turk

Spasovski informoi se në vendin tonë ka pasur rënie të kalimeve të paligjshme nga emigrantët për 36,5 për qind, ndërsa trend në rritje është vërejtur në kufirin greko-turk. Si rezultat, numri i kërkesave të reja për azil ka rënë me 70 për qind.

Baby Boo