Sa i kushtoi udhëtimi me aeroplan deri në Bruksel Behxhet Pacollit?


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili i tha se i dërgoi me shpenzime të veta liderët në takim me Mogherinin në Bruksel, ka treguar koston e fluturimit deri atje. Me Pacollin udhëtuan Veseli, Haradinaj, Limaj, Gashi. Nga Brukseli për në Prishtinë bashkë me ta fluturoi edhe Hashim Thaçi.

Kryediplomati Pacolli, mbrëmë gjatë një interviste ka thënë se udhëtimin e tij të fundit drejt Brukselit, kur shkuan për takim te Mogherini, e ka paguar me para të veta.
Sipas tij, kur në një udhëtim të tillë ndodhet disa persona tjera, siç ishte rasti i fundit kur Pacollin në aeroplanin e tij luksoz po e shoqëronin Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Dardan Gashi e gazetari Baton Haxhiu, gjithçka shpaguhet.

Ai ka zbuluar se kostoja për një orë fluturim me aeroplanin e tij është 8 mijë euro, me të gjitha shpenzimet, që i bie se deri në Bruksel mund të ketë paguar 20 mijë euro nëse udhëtimi ka zgjatur 2 orë e gjysmë.

Por, Pacolli ka insistuar se ai ka paguar vet për këtë udhëtim. Ai ka thënë se “nuk e di se cka janë mëditjet se paga e tij shkon në Fondacionin e tij dhe më pas shpërndahet për bursa”.

Gjatë udhëtimit me aeroplan, u raportua për një incident në ajër pasi aeropani rrezikonte të hynte në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Serbia për fajin e kullës në aeroportin e Tiranës. Por, ALBCONTROL ka sqaruar se planin e fluturimit e kishte hartuar vetë piloti i Pacollit dhe se ky institucion thjesht e kishte aprovuar tek autoritetet evropiane./BotaSot

Baby Boo