Sa fjalë flet fëmija juaj?! Përdorimi i telefonit/televizorit dëmton rëndë atë!


Të nderuar prindër,
teknologjia ka një ndikim të thellë në atë se si fëmijët mendojnë dhe ndjehen. Meqenëse teknologjia është plot stimuj dhe shpesh kërkon t’i kushtohet vëmendje një shumëllojshmërie të gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, fëmijët që luajnë shumë video lojëra ose kalojnë shumicën e kohës në internet, kanë më pak mundësi të fokusohen sesa fëmijët që përdorin më së paku teknologjinë.

Ajo gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët trajtojnë informacionin – kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë të teknologjisë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike ose të jenë krijuese kur mësojnë koncepte të reja.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze bëjnë me dije se fëmijët e moshës 3-5 vjeç mund të përdorin vetëm 1 orë në ditë pajisje elektronike, e ndërsa ata nga 6-18, vetëm 2 orë në ditë. Nëse ky limit kalohet, duke u përdorur 4 ose 5 herë më shumë se norma, pasojat mund të jenë shumë të dëmshme për të gjithë fëmijët. Po ashtu ndikim tjetër në aspektin edukativ dhe zhvillimor që haset në masë të madhe tek fëmijët është ajo e pengesës në zhvillimin e aftësive në të shkruar dhe lexuar që njihet si Disgrafia, respektivisht Disleksia.

Për të eliminuar këto vështirësi është e patjetërsueshme puna individuale me defektolog. Gjë e cila për herë të parë në Tetovë e në gjuhën shqipe ofrohet nga firma e profesionalizuar në këtë drejtim “Qendra Edu”
Mundësi konsultimi dhe regjistrimi përmes inbox ose tel.
071 624 686

Shperndaje njofto – ndërgjegjëso edhe të tjerët.

Baby Boo