Sa do të kushtoj vaksina ruse Sputnik-V


Çmimi i vaksinës ruse Sputnik-V kundër koronavirusit do të jetë më pak se 10 dollarë dhe do të jetë më e lirë nga vaksinat ekzistuese, tha sot kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) Kirill Dmitriev në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të KB mbi trajtimin e pandemisë.
“Çdo dozë e vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik-V do të kushtojë më pak se 10 dollarë” tha Dmitriev.

Dmitriev gjithashtu tha se RDIF, e cila ka financuar zhvillimin e vaksinës ruse mund të fillojë prodhimin e vaksinës ruse në Egjipt dhe Algjeri.
Ndërkohë, Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murasko paraqiti Sputnik-V në Kombet e Bashkuara sot.
Gjatë prezantimit, ai u shoqërua nga Vassily Nebenzia, Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara dhe Kirill Dmitriev, CEO i RDIF.

Baby Boo