Sa burgje ka në Maqedoni?


Në Maqedoni ka më shumë burgje, përkatëëisht siq quhen ndryshe shtëpi ndëshkuese-përmirësuese, kapaciteti i të cilave është rreth 2026 persona në pjesën e burgjeve dhe rreth 450 në sektorin e paraburgimit.

Sipas madhësisë, burgu më i madh është ai i Idrizovës me kapacitet prej 1000 personash, e pastaj vijon burgu i Shtipit me 210 vende, burgu i Shkupit me 128 vende në pjesën e burgut dhe 310 në paraburgim, burgu i Kumanovës ka kapacitet prej 178 personash në pjesën e burgut dhe 48 në paraburgim, burgu i Prilepit ka kapacitet për 85 të burgosur dhe 16 në paraburgim.

Burgu në Gjevgjeli ka vend për 43 në burg dhe 12 në paraburgim, Kriva Pallanka ka vend për 23 persona, ai i Ohrit për 35 në burg dhe 18 në paraburgim, përskaj këtyre ekziston burg edhe në Tetovë me kapacitet prej 43 persona.

Baby Boo