“Ryshfeti”, Zaev: Do t’i shqyrtoj mundësitë për ta publikuar videon e plotë

Kryeministri, Zoran Zaev, pret që të lirohet nga akuza në procesin gjyqësor, në të cilin ngarkohet për ryshfet. Pas seancës së sotme në Gjykatën penale, Zaev tha se tanimë është e qartë se bëhet fjalë për rast të montuar, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Më vjen mirë që e zbardhëm tërë lëndën dhe që e kemi hapur duke e prezantuar incizimin dhe nëpërmjet dëshmitarit. Gjithçka shihet dhe tanimë gjithçka është e qartë. As gjykatën nuk duhet ta lodhim më. Bëhet fjalë siç shihet për kurdisje dhe bëhet fjalë për agjent provokator të cilit i janë kërcënuar disa hetime kundër tij, do të thotë se bëhet fjalë për pazare me qëllim që të parandalohet publikimi i “bombave”, tha kryeministri.

Sipas tij në themel të procesit është ndërtimi i kishës. Siç tha ai, nuk ka kërkuar ryshfet por është bërë fjalë për motivim që të jepen donacione për ndërtimin e kishës. Në lidhje me video-incizimin që është publikuar në opinion për të cilën Zaev kërkonte që ta lëshojë të njëjtën në formë në plotë përpara opinionit, ai tha se pas aktvendimit të plotfuqishëm do të bëjë gjithçka që e njëjta të lëshohet në publik.

“Do ta shqyrtoj çdo mënyrë që ato pjesën e prera t’i lëshoj në opinion. Bëhet fjalë për fytyrën time, nderin dhe reputacionin. Vetëm gjykata i posedon, por në çfarëdo lloj mënyre nëse kam të drejtë sipas ligjit disi t’i marrim ato incizime, premtoj se publikisht do t’i nxjerrë. Është e rëndësishme para se gjithash për mua”, shtoi Zaev.

Ndryshe, Zaev në rastin “Ryshfeti” akuzohet se në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov, me vlerë prej 160 mijë euro për një tokë ndërtimore në Strumicë.