Ryshfeti shkatërroi edhe arsimin! Në prag të festës së 7 Marsit


Njohësit e fushës kanë thënë se arsimi shqip në vendin tonë ka mbetur nën “mëshirën” e ryshfeteve dhe punësime partiake, ku e dëmtojnë dukshëm cilësinë e arsimit. Sipas tyre, rregullat ligjore të punësimit dhe vlerat e mirëfillta janë varrosur që moti dhe nuk përfillen aspak.

Që nga shtatë marsi i vitit 1887 kur Pandeli Sotiri hapi shkollën e parë shqipe në Korçë nga atëherë arsimi shqip ka kaluar ditë të këqija dhe me vështirësi është mbajtur gjallë. Por si është arsimi shqip sot në Maqedoninë e Veriut? A mund të thuhet se arsimi shqip në vendin tonë ka arritur nivelin e kënaqshëm apo kemi ende nevojë edhe për më shumë reforma dhe ndryshime në arsim.

Ekspertët vlerësojnë se edhe pse gjatë viteve të fundit në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), kemi pasur ministra shqiptarë, nuk është se arsimi shqip ka arritur nivelin e kënaqshëm. Arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut, mund të përmblidhet me mungesën e teksteve të mirëfillta shqipe, gabime gjatë përkthimeve, steriotipe në tekstet e disa lëndëve, shkolla me kushte jo të mira, reforma të shpeshta dhe jo-funksionale dhe shumë pengesa dhe probleme të tjera.

Profesori universitar Avzi Mustafa, për gazetën KOHA, ka deklaruar se është e qartë që arsimi është tema më delikate në shoqërinë tonë. Ai ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me pa durim kanë pritur rënien e komunizmit sistem i cili ka shtypur dhe ka penguar arsimin shqip. Sipas tij, me ardhjen e demokracisë është pritur dhe avancimi i arsimit shqip dhe reforma në përmirësimin e cilësisë.

“Ajo që pritëm ne pas rënies së komunizmit nuk ndodhi. Nuk u nda as reforma e brendshme me reformën e jashtme. Çdo ministër i cili u vendos në kreun e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), erdhi me planprogramin e tij dhe me idenë për reforma në arsim ku merrnin dhe shembuj të gatshëm nga shtete tjera për t’i zbatuar në vendin tonë. Por nisma të tilla nuk është që rezultuan të suksesshme në vendin tonë”, shtoi Mustafa.

Ai nënvizoi se nga premtimet e shumta të cilat nuk u realizuan është dhe premtimi kompjuter për çdo fëmijë. Mustafa duke folur për vështirësitë dhe ngecjen e arsimit dhe reformave në vendin tonë shtoi se vendi ynë sot ka shkolla që nuk i plotësojnë kushtet, tekste të cilat nuk janë të përshtatshme për kohën e sotme dhe probleme të shumta të tjera që nuk do të duhej të ishin sot.

Ai ka pyetur se ku jemi me ndjekjen e ritmit të zhvillimit teknologjik po edhe ndryshimit të botës së fëmijëve sepse sipas eksperteve, bota e fëmijëve ndryshon dhe zhvillohet katër herë më shpejt se sistemi shkollor. Në fund ai thotë se nuk mund të flasim për arsim cilësor derisa nuk i aftësojmë nxënësit të kuptojnë atë që lexojnë dhe derisa nuk mund t’i aftësojmë që njohuritë, aftësitë, shkathtësitë dhe qëndrimet t’i shndërrojnë në struktura mendore.

Njohësit e fushës kanë thënë se arsimi shqip në vendin tonë ka mbetur nën mëshirën e ryshfeteve dhe punësime partiake, ku e dëmtojnë dukshëm cilësinë e arsimit. Sipas tyre, rregullat ligjore të punësimit dhe vlerat e mirëfillta janë varrosur që moti dhe nuk përfillen aspak. Ata mes tjerash se personat partiak vlerësohen më shumë se punëtorët kreativ dhe ata që nuk pranuan të hyjnë në çadrën e asnjë partie. Ndërkohë sipas rezultateve të fundit që kanë dalë nga testimi ndërkombëtar të PISA-s, Maqedonia e Veriut gjendet nga fundi në vendin e 67. Ku pas Maqedonisë së Veriut, nga rajoni renditet vetëm Kosova në vendin e 75, ndërsa Shqipëria gjendjet në një pozitë më të favorshme në vendin e 61.

Baby Boo