E akuzuara e Speciales, Talevska, zgjidhet për kryetare e re e AGM


Redaktorja e TV Sitel, Ivona Televska, sot është emëruar për Kryetare e re në Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë duke thënë se do të punojë për standarde në gazetari, si dhe mbrojtje sociale dhe juridike. Talevska thotë që do të punojë për shërbim publik të pavarur, dhe në të njëjtën kohë do të pastrojë tregun nga disa portale që e kanë prishur standardin e gazetarisë, kurse e kanë marr edhe kulaçin e marketingut.

Si kryetare e AGM, Ivona Televska përmes organizatës do të interesohet edhe për vendosjen e pagës minimale për gazetarët dhe punëtorët në media, si dhe sigurim shtesë për reporterët, gazetarët dhe kameramanët

Talevska këtë e tha këtë kur u thirr mbledhje e jashtëzakonshme nga Asociacioni i gazetarëve në Maqedoni për shkak të dorëheqjes nga drejtuesit e vjetër që ishin Dragan Pavloviq Llatas, kurse kryetare Slagjana Dimishkova. Sipas informacioneve, dorëheqjen vijnë për arsye personale.

Për Sekretar të Përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Mihaillov, nga portali vesnik.mk. Cvetin Çillanov është zgjedhur për nënkryetar, bashkë me Gjeorgji Kakashevski. Të pranishëm në votim ishin 22 anëtarë të MAN që sipas kryetares së re, Ivona Talevska, pa pasur kuorum për zgjedhje të kryesisë së re.

Të gjithë vendimet ishin të votuara njëzëri, kurse vërejtje kishte Lupço Zllatev, i cili tha se duhet të rishikohet dorëheqja e Llatasit dhe të bisedohet me të sepse ai më së mirë e ka udhëhequr këtë shoqatë.

Baby Boo