Ruzhin: BE-ja dhe NATO-ja presin dritën jeshile nga Athina për Maqedoninë


As nga pala Greqia as nga Maqedoni nuk konfirmojnë nëse Greqia, në pajtim me marrëveshjen në Prespë, ka dërguar raportimin deri te Stoltenberg dhe Tusk, me raportimin e të cilit duhet të hiqen të gjitha pengesat e integrimeve euro atlantike të vendit. Megjithatë, ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin, mendon se Maqedoia do të shpërblehet në Samititn e Aleancës në korrik, që kur Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se Këshilli i NATO-s e ka vendos në rend të ditës ftesën e Maqedonisë.

“Kjo do të thotë se fitojmë ftesë më datë 11 dhe 12 korrik. Ftesa është proces i zgjat 1 vjet deri në anëtarësim”, sqaron Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Ai shton se procesi i ftesës për anëtarësim deri në anëtarësimin në NATO është proces, i cili do të marr kohë. Nevojitet ratifikimi i anëtarësimit të Maqedonisë nga të gjitha vendet anëtare.

Baby Boo