Rustemi: “U hap “rruga” për ndërtimin e aksit rrugor Bujkoçan-Kërçovë, pjesë e rrugës Evropiane Koridorit 8“


“Me nënshkrimin e Marrëveshjes për hua dhe Marrëveshje për garancion ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-it u hap rruga për realizimin konkret për ndërtimin e autostradës Bukojçan-Kërçovë, si pjesë e Korridorit 8-të”- deklaroi drejtori i Ndërmarjes publike Ejup Rustemi pas nënshkrimit të Marveshjes për hua me BERZH-in.

Marveshjen për hua dhe Marveshjen për garancion në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut e nënshkruan drejtori i Ndërmarjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe Ministri për Financa Fatmir Besimi , ndërsa në emër të BERZH-it përfaqsues për Maqedoninë e veriut Andi Anarisati.

Me ndërtimin e aksit rrugor Bujkoçan-Kërçovë, si pjesë e rrugës Europiane Koridori 8 në nivel të autostrdës dukshëm do të përmirsohet lëvizshmëria dhe tregtia, siguria rrugore,koha e udhëtimit do të shkurtohet dhe mundësit për zhvillim social-ekonomik do të rriten .

Aksi rrugor shtetëror A2 nga Gostivari deri në Kërçovë është projektuar para më shumë se 50 vitesh dhe është ndërtuar si një rrugë e vetme me dy korsi komunikacioni në të dy drejtimet, dhe në disa vende kondrinore malore ka një korsi të tretë për automjete të ngadalta. Megjithatë, për shkak të volumit të shtuar të trafikut dhe kushteve jo të mira për qarkullim, është i pashmangshëm përmirësimi i këtij aksi rrugor në nivelin e një zgjidhje moderne autostrade që do të mundësojë transport të shpejtë, të sigurt dhe të pandërprerë ndërkombëtar si dhe vendas të udhëtarëve dhe mallrave.

Kjo ka qenë arsyeja kryesore që nga Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kërkojmë kredi për financimin e autostradës Gostivar-Kërçovë, gjegjësisht për fillimin e ndërtimit të nënndarjes nga Bukojçani në Kërçovë në gjatësi prej rreth 10.2. km. Kostoja totale e projektuar për financimin e këtij aksi rrugor është 132.7 milionë euro, nga të cilat 110 milionë euro do të financohet me mjete nga kredia e BERZH-it, 19.8 milionë euro ofrohen si grant investim nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi drejtori i NPRRSH , Ejup Rustemi.

Shlyerjen e detyrimeve dhe përmbushjen e dispozitave të Marrëveshjes për hua për financim ndërmjet BERZH dhe NPRRSH në vlerë deri në 110.000.000 euro, e garanton Republika e Maqedonisë së Veriut, për të cilën është miratuar Ligji për garanci. Detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e huasë, si dhe shërbimi i kredisë do të kryhen nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga të ardhurat që realizon, brenda afateve dhe kushteve të përcaktuara me këtë Marrëveshje.

Kredia jepet në dy këste.Kësti i parë është në vlerë prej 41.700.000 euro, kurse kësti i dytë është në vlerë prej 68.300.000 euro. Norma e interesit është e ndryshueshme dhe konsiston në një EURIBOR gjashtëmujore të rritur me një marzh prej 1%. Afati i shlyerjes së të dy kësteve të kredisë është 16 vjet me një grejs periudhë prej katër vjetësh. Të dy këstet(transhet) e kredisë do të shlyhen me 24 këste gjashtëmujore në datat 15 qershor dhe 15 dhjetor të çdo viti. Periudha e shlyerjes së këstit(transhit) të parë dhe të dytë fillon nga data e parë e përfundimit të vitit të katërt nga lidhja e Marrëveshjes së huasë.

Rruga Evropiane Korridori 8 është një korridor shumë i rëndësishëm rajonal. Rreth 305 km prej tij kalojnë në vendin tonë. Ai shtrihet nga kufiri me Republikën e Bullgarisë deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë, duke kaluar nëpër disa qytete Kriva Pallankë-Kumanovë-Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Strugë. Ajo mbulon gjithashtu degën nga Podmolje në Ohër, e cila është një lidhje shumë e rëndësishme Lindje-Perëndim, dhe mundëson lidhjen e portit të Burgasit në Bullgari përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, me portin e Durrësit në Shqipëri dhe më tej me portin e Brindizit në Itali. Prandaj nevojitet një zgjidhje moderne dhe bashkëkohore, e shpejtë e këtij korridori rrugor.

Baby Boo