Rustemi: Rruga Tetovë- Prizren, duhet memorandum bashkëpunimi me Kosovën e pastaj fillojmë procedurat


Ejup Rrustemin, drejtor në Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë” u pyet se çka konkretisht u bisedua në takimin që zhvilloi me homologun e tij në Kosovë për rrugën e shumë premtuar Tetovë-Prizren. Ai tha se njëherit duhet të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi e pastaj të fillojnë procedurat.

“Rruga Tetovë-Prizren është në programin e Qeverisë. Para se gjithash duhet të kemi memorandum për bashkëpunim mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Presim që të nënshkruhet memorandumi mes këtyre dy vendeve dhe pastaj të ndajmë pikët e përbashkët që më vonë të fillojmë me projektin fillestar dhe ideor”, tha Rrustemi.

Baby Boo