Rustemi: Punimet për Korridorin 8 do të fillojnë këtë vit

“Punimet për Korridorin 8 pritet që të fillojnë këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit 2025 pritet që të përfundojë. Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e fitoi kompania amerikane Bechtel & Enka”.
Këtë e tha drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Ai theksoi se tani për tani nuk mund të precizojë se sa do të kushtojë, por shtoi se qytetarët do të jenë të informuar në mënyrë transparente.

Baby Boo

Ai shtoi se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin pasi që do të lidhet Lindja dhe Perëndimi dhe do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Rustemi gjithashtu tha se infrastruktura rrugore është parakusht për zhvillimin ekonomik të çdo vendi.