Rustemi: „Ne po fillojmë me një ritëm edhe më të fortë të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, arterie që na lidh me rajonin“


„Sot, së bashku me ministrat Grubi dhe Boçvarski, kemi inspektuar punët e ndërtimit në autostradën Shkup – Bllacë, dhe jemi informuar nga Kontraktori dhe Mbikëqyrësi se për momentin ne jemi duke punuar në punimet tokësore, gjegjësisht gërmim në prerje si dhe fillim i aktiviteteve për argjinaturë, punohet në zgjidhje teknike për zhvendosjen e instalimeve nëntokësore në pronësi të Telekomit, EVN, A1 dhe Ministrisë së punëve të brendshme të cilat janë në fazën përfundimtare dhe përgatitjet për aktivitete konkrete me beton (gypat, mbikalimet, nënkalimet). Shpronësimi është përfunduar, dhe vlera e projektit është 881,742,867.03 (përfshirë TVSH-në) ose 14.26 milion euro, fonde të siguruara nga buxheti i NPRRSH“

SiguriaParasëGjithash

Baby Boo