Rustemi: Me BDI-në në pushtet, kemi një përfaqësim të denjë të shqiptarëve nëpër institucione

Avni Rustemi nga BDI, duke folur mbi lojalitetin e shtetit me qytetarët, theksoi se me ardhjen në pushtet të BDI-së gjërat kanë ndryshuar për mirë në këtë drejtim. Sipas Rustemit, që kur ka ardhur në pushtet BDI-ja kemi një përfaqësim të denjë të shqiptarëve nëpër institucione.

Baby Boo

“Lojaliteti pa dyshim se është një vlerë e shtuar dhe virtyt fondamental i njerëzimit. Nëse duhet të kemi një shoqëri të barabartë duhet të kemi edhe lojalitet. Shqiptarët janë ballafaquar me probleme të shumta që nga pavarësimi i Maqedonisë. Por nuk pajtohem se nuk janë bërë punë në këtë drejtim. Me hyrjen në pushtet të BDI-së, është punuar shumë në këtë drejtim. Sot kemi përfaqësim të shqiptarëve në administratë, kemi gjuhën shqipe që respektohet në shumicën e institucioneve. Dhe qëllimi i BDI-së është të garantojmë instucvione të qëndrushme në përputhje me vlerat evropiane- tha Rustemi.