Ruskovska: Nuk u pezullova unë, u pezullua drejtësia


Këshilli i prokurorëve publik ka tetë ditë afat që të vendos lidhur me suspendimin e kryetares së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska.

Ajo sot dorëzoi ankesë për vendimin e Lubomir Joveskit për suspendin nga vendi i punës. Ruskoska nuk zbuloi çfarë saktë konteston në vendimin e Joveskit, por tha se në ankesë i demanton konkluzionet e tij.

“Këtë nuk e konsideroj si suspendim të Villma Ruskoskës. Këtë e konsideroj si suspendim të së drejtës dhe drejtësisë”, deklaroi Villma Ruskoska, prokurore.

Ruskoska, tha se duke marrë parasysh që i ka ndodhur asaj, nuk beson se dikush nga kolegët seriozisht do të vazhdojë t’i punojë lëndët e saj, mes të cilëve është edhe lënda e Policisë financiare. Pikërisht bastisja në zyrat e ish drejtorit Muharemi, çoi në marrjen e vendimit për suspendimin e saj gjegjësisht pasi Joveski vërtetoi ajo nuk është kompetente ndërsa Muharemi dorëzoi kallëzimin penal. Ruskoska tha se në këtë rast ende nuk ka gjetur dëshmi pasi Policia financiare nuk ia ka siguruar të gjitha lëndët e formuara në bazë të denoncimeve anonime.

Baby Boo