Ruskovska i drejtohet Janevës: Sikur të mendonit nuk do të ishit këtu


Seanca e sotme për rastin “Zhvatja” është duke u zhvilluar me tensione dhe akuza të ndryshme.

Ish-shefja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva, i tha prokurores Villma Ruskovska se duhet të mendojë çfarë dëshmi propozon në procedurën gjyqësore.

Ndërsa Ruskovska ia ktheu duke e i thënë se “nëse Janeva kishte menduar, nuk do të ishin sot në gjykatë”.

“Duhet të mendoni”, i tha Janeva, Ruskovskës, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj: “sikur të mendonit ju, sot nuk do të ishi këtu”.

Në këtë diskutim ndërhyri edhe i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha Ruskovsksë: “sikur edhe ju të mos montonit, nuk do të ishim në këtë sallë”.

Procesi gjyqësor vazhdoi me incizimet e dorëzuara nga Zoran Milevski në Prokurori.

Ndryshe, të akuzuar në rastin “Haraçi” janë Boki 13 dhe Katica Janeva. Më herët i akuzuar ishte edhe Zoran Milevski, por ai në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me 2 vjet burg.

Baby Boo