Ruskoska ja çfarë thotë për ekspertizën e celularit të Katica Janevës


Prokurorja Vilma Ruskoska për DW ka thnën mëngjesin e sotëm se deri tani nuk ka ndonjë lajm të ri lidhur me rastin “Reket” dhe se akoma nuk është kryer ekspertiza e celularit të konfiskuar të Prokurores Speciale Katica Janeva.

Prokurorja Vilma Ruskoska për DW ka deklaruar se Prokuroria Publike, është e njoftuar edhe për raste tjera të shantazhit të cilët janë kryer nga personat e dyshuar në rastin “Reket”, mirëpo për tani nuk ka zbuluar më shumë detale.

Siç ka theksuar ajo tani më disa biznesmenë kanë dhënë deklaratat e tyre në Prokurori.

“Kam njohuri për raste të tjera, mirëpo nuk mundem të ju them për sa persona bëhet fjalë. Ata persona kanë dhënë deklaratë dhe tani po kërkojmë dëshmi për ti përballur kallëzimet”, ka deklaruar Prokurorja Publike për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska mëngjesin e sotëm për DW.

Baby Boo