Rusino edhe më tej e bllokuar! Drejtori u përpoq t’i bindë të heqin dorë, protestuesit ia kujtojnë kushtet


Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar edhe më tej. Kjo po ndodh kështu edhe pasi drejtori i Higjienës Komunale – Gostivar Isak Lazami në ora 22 shkoi për t’i vizituar protest*uesit dhe t’i bindë që të heqin dorë nga bllokada e Rusinës.
Por prot*estuesit nuk heqin dorë kërkojnë fillimisht vendosjen e kamerave të sigurisë sigurimin e deponisë dhe bllokimin e hedhësve jashtë Gostivarit e më pastaj do ta zhbllokojnë rrugën.

Drejtori mohonte se ishte njoftuar paraprakisht me këto kushte gjatë takimit që ndërmjetësues të protestuesve dhe ai e kishin pasur ditë më parë.
Drejtori: Kërkesat kanë dalë pas takimit
Prot*estuesi: Nuk është e vërtetë!
Drejtori: Ne u morëm vesh se do të ketë sigurim 24 orë
Prot*estuesi: Edhe kamerë!
Drejtori: ngadalë, ngadalë… Do të ketë edhe kamera… dhe nuk do të ketë asnjë nga kamion jashtë territorit të komunës së Gostivarit që do të hedhin mbeturina në Rusino dhe do të bëjmë presion bashkë ju ne dhe ata të investojnë dhe të kemi deponi me të gjitha standardet…

Prot*estuesi: Ne nuk duam këtu deponi!
Drejtori: Ngadalë ngadalë…
Prot*estuesi: Jo ju po i ndryshoni fjalët. Ne u morëm vesh se do të vendosni kamera këtu. Të mos hedhen më mbeturina… Ju erdhët dhe më kërcënuat lartë mua. Unë nuk frikësohem nga ju… Ajo atje (Rusino) është bo*mbë atomike unë frikësohem nga Gostivari.

Ky lloj komunikimi ku protestuesi dhe drejtori mundoheshin ta zënin në gënjeshtër njëri – tjetrin u përsërit për 45 minuta. Kjo o irritoi protestuesit të cilët më pas e quajtën gënjeshtar drejtorin, pasi siç thonin, ai për një muaj i kishte endur institucioneve duke mohuar se menaxhon me deponinë.
“Ju një muaj na keni gënjyer neve, se ju nuk menaxhoni me deponinë. Ne shkuam në Qeveri shkuam në Ministri dhe në fund doli se ju menaxhoni me deponinë. Ju na mashtruar, na gënjyet” tha prot*estuesi.
Pas kësaj drejtori ia kthen duke thënë se edhe ai e ka taksirat që po menaxhon me deponinë.

“Drejtori: Mirë, çfarë të bëj unë tash?
Prote*stuesi: Po mirë, a ne ta dimë se kush do të operojë?
Drejtori: Jo se duam edhe ne të menaxhojmë, por e kemi taksirat”.
Ndërhyri një protestues tjetër, duke thënë se deponia po ju bën edhe dëme bujqësore.

“Ajo depon atje as nuk është deponi. Fshati ynë punon 75 për qind me bujqësi. Ne mbjellim domate, të tjera… 12 vjet kërkojmë ndihmë” tha protestuesi.
Meqë nuk po arrihej kompromis, protestuesit u rikthyen në vendet e tyre dhe ndërprenë diskutimin me drejtorin. Thanë se nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre se derisa nuk ka vendosje të kamerave dhe nuk rregullohet me dokument se në Rusino nuk do të ketë hedhje të mbeturinave, nuk do të lejojnë hyrje të hedhësve të mbeturinave.
Situata me deponinë e Rusinos u aktualizua pas protestës së fundit që u bë nga gostivarasit ndërkaq sot u intensifikua për shkak se u bllokua hyrja e saj duke mos lejuar hyrjen e kamionëve. U raportua se drejtori Lazami ka kërcënuar njërin nga protestuesit por këto Lazami i quajti të pavërteta.

Baby Boo