Rusia vendos: Të gjithë ata që shkruajnë kundër luftës të dënohen me 15 vite burg


Në Rusi është propozuar një draft-ligj i cili parasheh dënim prej 15 vjet burg për të gjithë ata që shkruajnë kundër aksioneve të ushtrisë ruse.

Kryetari i Komisionit për Siguri në Dumën ruse, Vasily Piskarev tha se këto masa po ndërmerren për të kundërshtuar sanksionet e perëndimit shkruan KyivIndependent.
“Parlamenti rus propozon burgim për përhapjen e “lajmeve të rreme” për luftën. Nëse shkruan për luftën e Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë deri në 15 vjet burg”, shkruan mediumi ukrainas.

Baby Boo