Rusia shpall “non grata” diplomatin maqedonas


Moska ka shpallur “non grata” një diplomat në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj një vendimi të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.
“Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në muajin gusht, Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njoftoi se Shkupi shpalli non grata një zyrtar të ambasadës ruse. “Ministria e Punëve të Jashtme, brenda kompetencave të saj, po merr të gjitha masat dhe veprimet e duhura, sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur rolin dhe përgjegjësinë e vendit si anëtar i aleancës së NATO -s ”, tha Osmani në muajin gusht.

Baby Boo