Rusia shkakton incident të rëndë ndaj bombarduesit amerikan B-52 mbi Detin e Zi


Pentagoni tha të shtunën se dy avionë luftarakë rusë dëbuan një bombardues amerikan B-52 në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.
Incidenti ndodhi të premten herët, njoftoi Komanda Evropiane e SHBA-së në një deklaratë.

Avionët rusë S-27 kryen interceptim “të pasigurt dhe joprofesional”, ndërsa pilotët fluturuan 100 metra nga bombarduesi, tha komanda.

Gjashtë bombardues amerikanë strategjikë B-52 Stratofortress fluturuan mbi vendet si pjesë e mbështetjes për anëtarët e aleancës së NATO-s.

Baby Boo