Rusia përgenjështron deklaratën e Zelenskyt: Nuk ka asnjë viktimë ruse nga pushtimi në Ukrainë


Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka përgënjeshtruar këtë të shtunë Ukrainën, duke deklaruar se nuk është shënuar asnjë viktimë nga radhët e ushtarëve rusë.

CNN raportoi se Ministria e Mbrojtjes ruse në përditësimin e fundit për mediat, nuk ka raportuar asnjë viktimë nga konflikti ushtarak në Ukrainë, por vetëm shkatërrim të pajisjeve ushtarake.

Një gjë e tillë u raportua më herët edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov.

Nga pala kundërshtare, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se forcat ushtarake ukrainase kanë vrarë “qindra” ushtarë rusë, pa dhënë një shifër të saktë, ndërsa ka pranuar se kanë pasur edhe viktima nga ana e tyre.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë me dije se deri më tani nga sulmi i Rusisë në Ukrainë kanë mbetur të vrarë 198 persona dhe janë plagosur 1,115 të tjerë.

Ndërsa të premten në mëngjes, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka bërë me dije se Rusia kishte humbur më shumë se 450 persona.

Deri më tani asnjë institucion i pavarur nuk ka arritur të bëjë një vlerësim të saktë të gjendjes së krijuar atje dhe për më tepër të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra.

Baby Boo