Rusia paralajmëron banorët ukrainas: Do godasim Kievin me precizion të lartë, largohuni nga banesat


Një karvan i gjatë i automjeteve të blinduara të ushtrisë ruse është drejtuar për në Kiev, kryeqytetin ukrainas.

Rusia duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë rezistencës së ukrainasve. Për këtë arsye, Ministria ruse e Mbrojtjes ka dhënë një alarm duke paralajmëruar të gjithë banorët e Kievit të bëjnë kujdes se ushtria e saj d të godasë objektivat që ka vendosur në kryeqytetin ukrainas.

Zyrtarët rusë kanë deklaruar se “forcat e tyre të ushtrisë po përgatiten të nisin sulme me precizion të lartë” kundër qendrave të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

“U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të bërë provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë antentave të transmetimit, të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Rusia synon të godasë qendrat e informacionit të Ukrainës përmes sulmit që po përgatit në Kiev.

Baby Boo