Rusia nuk respekton armëpushimin, raportohet për bombardime në korridorin humanitar


Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit nuk po respektohet plotësisht, sipas këshillit të qytetit.

Në një mesazh të postuar në Telegram, këshilli tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas po negociojnë me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit, thuhet në mesazh.

“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe përdorin artileri. Është një çmenduri,” i tha BBC-së zëvendësmajori i Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të shpëtojnë nën granatime”, ka thënë ai.

Baby Boo