Rusia nis me Bjellorusinë përgatitjet për luftë: Mblidhen mijëra trupa të tjera


30 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitjen masive ushtarake, që Moska po zhvillon me Bjellorusinë përpara syve të trembur të Ukrainës.

Manovrat 10 ditore vijnë në kohën kur presioni rus mbi vendin fqinj vazhdon të mbetet i pandryshuar me mbi 100 mijë ushtarët e mbledhur në kufi.

NATO-ja e përshkroi stërvitjen si “lëvizjen më të madhe të forcave të Rusisë në Bjellorusinë ish-Sovjetike që nga koha e Luftës së Ftohtë”. Ndërsa Shtëpia e Bardhë i përshkroi këto si veprime që i përshkallëzojnë edhe më tepër tensionet mbi Ukrainën.

Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, është aleat besnik i Vladimir Putinit.

Kremlini e mbështeti atë kur shpërthyen protesta e opozitës në Bjellorusi në vitin 2020, ndërkohë që shumica e vendeve perëndimore vendosën sanksione dhe refuzuan të njihnin rezultatet e zgjedhjeve të cilat besohet gjerësisht se ishin manipuluar në favor të Lukashenkos.

Tani, lideri bjellorus, po i kthen favorin. Edhe pse Moska pretendon se nuk ka ndërmend të sulmojë, dhe thotë se ende beson në një zgjidhje diplomatike të situatës, një zëdhënës i Kremlinit i përshkroi stërvitjet e përbashkëta si serioze, duke nënvizuar se Rusia dhe Bjellorusia po “përballen me kërcënime të paprecedentë”.

Baby Boo