Rusia kërcënon Bosnjën: Nëse tenton të futesh në NATO, do e pësosh si Ukraina


Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të përsojnë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s.

Deklarata e fortë u dha të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, tha se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por paralajmëroi se Kremlini do të “përgjigjej”.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, tha ai.

Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tëitter.

Reagimi ka ardhur edhe nga presidenti i Federatës Ruse në Bosnje-Hercegovinë (BeH), Igor Kalabukhov, Zheljko Komshiç, i cili tha se vendosin vetë se a anëtarësohen ose jo në NATO.

“I dënoj ashpër kërcënimet e ambasadorit rus në BeH, duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Mesazhi i ambasadorit rus se do të pasojë reagimi i Rusisë, duke përmendur shembullin e sulmit të Ukrainës nga Rusia, është i paekuivok dhe i papranueshme për Bosnje-Hercegovinën”, tha Komshiç, transmetojnë mediat boshnjake.

Baby Boo