Rusia ka shpërndarë fshehtas 300 milionë $ për parti politike në 20 vende të botës


Rusia ka transferuar fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti të huaja politike, drejtues dhe politikanë në mbi 20 vende të botës.

Janë zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane që thonë se ky aktivitet ka nisur që prej vitit 2014.

Ky është informacion i deklasifikuar nga një raport i inteligjencës amerikane, shpjegoi një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden në një konferencë online.

Sipas tij informacioni është ndarë edhe me vendet e tjera, por emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Fondet sekrete janë përdorur si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të fituar ndikim jashtë vendit. Inteligjenca amerikane beson se shifra është edhe më e lartë se 300 milionë dollarë.

Baby Boo