Rusia do të dërgojë specialistë dhe ndihma në Itali


Rusia do të dërgojë specialistë dhe pajisje në Itali për të ndihmuar vendin apenin që të luftojë koronavirusin e ri, pas një rekordi prej afro 800 viktimash, të regjistruara sot, njoftoi Kremlini.

”Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të siguruar ndihmën e nevojshme operative dhe dha detaje konkrete, gjatë një bisede telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin italian, Giuseppe Conte”, sipas një njoftimi për shtyp të Kremlinit.

”Rusia në veçanti do të dërgojë në Itali mjete të mbrojtjes, sisteme të lëvizshme (…) për dezinfektimin aerosol të transportit, pajisjeve mjekësore si dhe dërgimin e specialistëve për të siguruar ndihmë praktike në zonat më të prekura nga pandemia”, thuhet në deklaratë.

Në Rusi, ka deri tani 306 raste të COVID-19, por asnjë viktimë.

Baby Boo