Rusia arreston “Jezusin e Siberisë”, udhëheqës kulti që pretendon të jetë rimishërim i Krishtit


Rusia arrestoi të martën një udhëheqës kulti siberian i cili pretendon të jetë rimishërimi i Jezusit, së bashku me ndihmësit e tij të lartë, në një operacion që përfshin trupa të armatosura dhe aeroplanë. Autoritetët thanë se kishin ndaluar Sergei Torop i njohur për ndjekësit e tij si Vissarion the Teacher, ose Jezusi i Siberisë, dhe dy ndihmës të tij.

Pamjet e lëshuara nga hetuesit treguan Vissarion 59-vjeçar, me flokë të gjatë gri dhe mjekër dhe dy burra të tjerë që ishin arrestur po transportoheshin nga një furgon për në helikopter.

Operacioni në një vendbanim të largët në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë përfshiu anëtarë të shërbimit të sigurisë FSB dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.

Torop, një ish oficer i policisë së trafikut, ka thënë se ai përjetoi një “zgjim” kur humbi punën në 1989 ndërsa regjimi ateist Komunist po zgjidhej me shpejtësi.

Në 1991, ai themeloi atë që tani është Kisha e Dhiatës së Fundit.

Baby Boo