Rusia: 24 shtetas të Maqedonisë vdiqën në luftën me Ukrainën


Ambasada e Federatës Ruse në Shkup, ka ndarë një informacion të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, për numrin e të paguarve të huaj që luftojnë në Ukrainë, sipas të cilës, në luftën me forcat ruse janë vrarë 24 shtetas të Maqedonisë, 19 kanë ikur ndërsa gjithsej në front ka 79 të paguar nga Maqedonia.

Sipas këtyre të dhënave, për momentin në Ukrainë do të duhet të gjenden së paku 36 persona nga Maqedonia të cilët marin pjesë në luftë.

Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se po i ndjekë dhe regjistron me emër e mbiemër të gjithë të paguarit të huaj të cilët kanë arritur në Ukrainë që të marin pjesë në veprimet luftarake.

Baby Boo