Rusi Vitaly Zdorovetskiy bën shqiponjën në qendër të Prishtinës


Superveturat e “OneLife Rally” sot pasdite kanë zbarkuar sërish në Kosovë.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës i këtij eventi të grupit “Marakli t’Kerreve” dhe e ka transmetuar LIVE në Facebook.
I pranishëm në këtë event ishte edhe blogeri i famshëm rus i Youtube-s, Vitaly Zdorovetskiy.
Si në vitin e kaluar, edhe sot Zdorovetskiy ka bërë simbolin e shqiponjës me duart në qendër të Prishtinës.

Kosova për të dytën herë ndodhet në hartën e vendeve që do të parakalojnë super-veturat e organizimit të njohur botëror “OneLife Rally”.
Sot më 28 dhe nesër më 29 qershor 2021 super-veturat të ndryshme nga e gjithë bota, zbarkojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën organizimin e grupit “Marakli t’Kerreve”.

Kosovarët do të kenë mundësinë që deri në ora 21:00 të shijojnë auto-show’in më të madh të organizuar në vend dhe të gjithë të pranishmit do të kenë qasje tek veturat që t’i shikojnë nga afër dhe të fotografohen tek to.
Po ashtu, eventi do të përmbajë edhe muzikë, argëtim e shumë dhurata për të gjithë “maraklitë e kerreve”, sikurse edhe surpriza tjera dhe mysafirë, përfshirë edhe të ftuarin special, Youtuber-in e famshëm në të gjithë botë, Vitaly Zdorovetskiy.

Festa dhe auto-show në shesh, vazhdon edhe më një ‘after-party’, i paraparë të mbahet sonte nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Derisa super-veturat do të qëndrojnë të ekspozuara në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës deri të martën, 29 qershor 2021.
Krahas sponsorëve të këtij eventi, këtë vit edhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës zyrtar dhe sponsor medial i organizimit. /Reporteri.net/.

Baby Boo