Rusi, vd*es papritur mjeku që kuroi Aleksei Navalnin pas h*elmimit (Foto)


Ka vdekur në mënyrë të papritur në moshën 55-vjeçare mjeku rus, i cili kuroi Aleksei Navalnin, pasi u helmua nga agjenti nervor “Novichok” verën e kaluar në spitalin e Omskut.

Ishte vetë spitali që njoftoi lajmin me një deklaratë të raportuar nga televizioni amerikan CNN, pa zbuluar shkaqet e vde*kjes.

Maksimishin Sergej Valentinovich, konsiderohej si një nga mjekët më të mirë në spital.

“Me keqardhje, ju informojmë se Zëvendës Kryeshefi i Mjekësisë për Anesteziologji dhe Reanimacion të spitalit të urgjencës, ndihmës i departamentit të Universitetit Shtetëror Mjekësor të Omsk në shkencat mjekësore, Valentinovich, ka vdekur papritur”, thuhet në deklaratën e spitalit, e cila nuk përmendi asnjë shkak të vdekjes.

Maksimishin ishte përgjegjës për kujdesin intensiv në spitalin Omsk, ku udhëheqësi i opozitës u mor pasi u sëmur rëndë në një aeroplan, i cili u detyrua të bënte një ulje emergjente, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, “Tgcom”.

Spitali i Omsk dhe autoritetet ruse, mohuan me forcë që Navalni të tregonte ndonjë shenjë të helmimit nga agjentët nervorë, por kritiku i Putinit më pas fluturoi në Gjermani për trajtim, ku mjekët zbuluan se në gjakun e tij, kishte “Novichok”.

Pasi u kthye në Rusi, ai u burgos për shkelje të kushteve të provës të një dënimi të mëparshëm.

Vendimi nxiti një reagim të shpejtë në vend, ku mijëra protestues që kërkonin lirimin e tij, u arrestuan nga policia.

Navalni fajëson për helmimin e tij shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë presidentin Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar në mënyrë të përsëritur. /e.a

Baby Boo