Rusi-Ukrainë prag lufte! Vrittet kreu i seperatisve rus në Donetsk


Një ligjvënës i Këshillit Popullor të DPR konfirmoi raporte për vdekjeen e udhëheqësit të DPR Alexander Zakharchenko në një shpërthim bombe në qendër të Donetsk të premten.

Komanda Operacionale e Republikës Popullore të Donetskut tha të premten se daljet dhe hyrjet në Donetsk janë mbyllur pas një shpërthimi që ka lënë të vdekkur kreun e republikës, Aleksandër Zakharchenko dhe tre të tjerë të plagosur.

Reagimi i Rusisë ndaj vrasjees së Zakharchenko

Duke folur për vdekjeen e kreut të DPR, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska e konsideron shpërthimin si një sulm terrorist të kryer nga Kievi.

“Në vend që të zbatojë marrëveshjet e Minskut dhe të kërkojë mjete për të zgjidhur konfliktin e brendshëm, partia e luftës e Kievit është duke zbatuar një skenar terrorist dhe po e rëndon situatën tashmë të vështirë në rajon.Pasi nuk ka përmbushur premtimet e saj të paqes ata vendosën të nisin një masakër të përgjakshme”, u tha Zakharova gazetarëve.

Përgjigja e Kievit ndaj Incidentit

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), nga ana tjetër, hodhi poshtë akuzat e përfshirjes në vrasjenn, e kreut seperatist rus.

“Ne konfirmojmë këtë informacion [për vdekjen e Zakharchenkos], por shërbimet e sigurisë ukrainase nuk kanë të bëjnë fare me këtë. Sipas mendimit tonë, kjo ishte rezultat i luftërave midis udhëheqësve vendës në luftë për pushtet”, tha zëdhënësja e SBU Elena Gitlyanskaya për agjencinë UNN.

Baby Boo